Beogradi: Nuk duam “lojtarë” të rinj në dialog (VIDEO)

Beogradi: Nuk duam “lojtarë” të rinj në dialog (VIDEO)

Faza e re e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë sipas ministrit te Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka pasur kërkesa krejtësisht të paarsyeshme për të përfshirë palë të treja, që ai quajti “lojtarë të rinj”.

Shefi i diplomacisë serbe thotë se kjo po bëhet vetëm për të forcuar pozicionin e Prishtinës dhe theksoi se presioni nuk do të përshpejtonte kompromisin.

“Shtetet e Bashkuara janë tashmë të informuar mirë dhe tërthorazi të mbyllet i gjithë procesi”,  ka thënë ai  për gazetën ”Veçernje Novosti”, duke komentuar mbi ftesën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për të angazhuar Shtetet e Bashkuara në dialog.

Përveç kësaj, faza e re e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë do të ndërmjetësohet nga drejtoresha për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, si dhe zëvendësdrejtore menaxhuese në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm, Angelina Einchorst.

Misioni i saj sikurse thuhet në mediat në Kosovë dhe në Serbi, është që të përshpejtojë dhe intensifikojë bisedimet ndërmjet dy vendeve duke synuar zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy