Eksperimenti me minj/ Studimi gjen lidhje mes valëve të celularit dhe kancerit në tru

Eksperimenti me minj/ Studimi gjen lidhje mes valëve të celularit dhe kancerit në tru

Prej kohësh është hedhur hipoteza se valët e celuarit mund të shkaktojnë tumor. Tashmë ka fakte, edhe pse "relativisht modeste", që valët radios që e kanë origjinën nga disa lloje të telefonave celularë të vjetër, rrisin rrezikun e tumoreve të trurit. Të paktën kështu ka rezultuar në eksperimentet me minj meshkuj.

Ky është rezultati i një studimi të kryer nga Programi Kombëtar i Toksikologjisë në SHBA, i cili nisi gjatë administratës së presidentit Klinton. Me një kosto prej 30 milionë dollarë, hulumtimi është kryer me rreth 3 000 brejtës dhe është eksperimenti më i madh i këtij lloji që është bërë në botë.

"Ne besojmë se lidhja midis rrezatimit të radiofrekuencave dhe tumoreve te minjtë meshkuj ka baza", tha John Bucher, një nga shkencëtarët që punoi për programin, por theksoi se nuk është e mundur të krahasohen nivelet e ekspozimit të cilave u janë nënshtruar minjtë krahasuar me ato të personave që përdorin një telefon celular, me valë më të shkurtra. Përveç kësaj, studimi nuk përfshin gjeneratën më të fundit të smartfonëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy