Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë magazinat në zonën e ish-NPA-së në Gjirokastër gjatë mbrëmjes. Flakët kanë shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike në rreth gjysmën e qytetit.
Zjarri është përhapur edhe në ambientet e një subjekti privat që merret me lyerjen e automjeteve, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Forcat zjarrfikëse kanë mundur të neutralizojnë flakët, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.



