Sekuestrohen 128 kg kanabis në Janinë, pranga shqiptarit dhe grekut

Sekuestrohen 128 kg kanabis në Janinë, pranga shqiptarit dhe grekut

Policia greke zhvilloi një operacion në zonën e Pogonit në Janinë duke sekuestruar 128 kg kanabis.

Në prangat e policisë kanë rënë edhe dy trafikantë të cilët udhëtonin me dy mjete të mdryshme, ku njëra bënte kontrollin e rrugës dhe tjetra ishte e ngarkuar me drogë.

Në njërën prej makinave policia helen gjeti dhe sekuestroi 128 kg kanabis. Në pranga ranë një shqiptar 33 vjeç dhe një shtetas grek 28 vjeç, por policia nuk i bën të ditur identitetin e tyre.

Destinacioni i lëndës narkotike ishte tregu grek, ndërsa po punohet për zbulimin e plotë të rrjetit të trafikantëve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy