Mbetjet e “Kurum”, Dyrnjaja: Nuk e ka parë SPAK emisionin e Ylli Rakipit që nuk nis hetime?! (VIDEO)

Mbetjet e “Kurum”, Dyrnjaja: Nuk e ka parë SPAK emisionin e Ylli Rakipit që nuk nis hetime?! (VIDEO)

Analisti Denis Dyrnjaja e cilëson si domosdoshmëri marrjen nën hetim nga SPAK, çështjen e mbetjeve të “Kurum” ku kontejnerët po mbahen në Porto Romano.

 

Duke folur për “MCN Live”, ai e cilësoi si një ndër skandalet më të mëdha mjedisore në 35 vite në vend, duke ngritur pikëpyetje nëse SPAK e ka parë emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në MCN ku pati denoncime me fakte konkrete.

 

Dyrnjaja shtoi se ka informacione se disa kontejnerë janë hapur, ose zhdukur, ose janë lënë në mëshirë të fatit dhe Prokuroria hesht. 

 

Ai u shpreh se në këtë çështje implikohen disa institucione, që nga Porti i Durrësit, Ministria e Turizmit dhe vetë kompania eksportuese “Sokolaj”. 

 

Ky është një ndër skandalet më të mëdha mjedisore të Shqipërisë në 35 vite, pasi po flasim për mbetje me rrezikshmëri të lartë për shëndetin e njerëzve, është një substancë që është identifikuar si oksid hekuri, por mbetjet janë tejet të rrezikshme, kërkon një përpunim të veçantë teknologjik që bëhet në botë. Ashtu ka nevojë dhe për analiza të veçanta teknologjike.

 

Si shpjegohet që ne nuk arrijmë dot të kontraktojmë një laborator të këtij profili? Zvicra është ofruar të bëjë analizën e këtyre mbetjeve, madje dhe adresimin se ku mund të bëhet dhe kalohet. 

 

Mbetje të tilla, janë një mundësi e mirë fitimprurëse se marzhi i fitimit për të tillë biznes është shumë i madh, mafia jo rastësisht trajton të tilla lloje biznesi, i trajton se ka marzh të madh fitimi. 

 

Kur i vendos një emër tjetër për mall që nuk vlen në dogana dhe atje ku shkon ka një çmim tjetër të jashtëzakonshëm fitimi, aty ku përpunohet. Kam përshtypjen se është bërë për një kohë të gjatë.

 

Vetëm 1 ton nga këto mbetje toksike të dalin në mjedis janë të parikuperueshme, se shpërndahet në ambient, në ujëra dhe kontaminohet gjithë zona, gjithë bimësia që ushqen kafshët, kafshët e me radhë. 

 

Kemi një kontaminim që arrin deri te jeta e njerëzve. Si këtu prokuroria nuk arrin dot t’i shkojë procesit deri në fund dhe të thotë ç’po ndodh me gjithë këto mbetje toksike, a është gjithë sasia e mbetjeve toksike aty? 

 

A janë më në cilësinë e standardeve të magazinimit. Informacionet janë se disa kontejnerë janë hapur, ose është zhdukur, ose janë lënë në mëshirë të fatit, prokuroria hesht, pse hesht?

 

Se këtu implikohen disa institucione, vetë porti i Durrësit, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit që e ka emergjencë, vetë kompania eksportuese “Sokolaj”, policia gjithashtu. 

 

Gjithë kjo historia nuk kalon se të gjithë këta kishin syze dielli dhe nuk e kishin mendjen. Kjo është një histori që ekspozon një grup të strukturuar kriminal dhe i ka çështje që duhet të shkojë në SPAK dhe hetohet o nuk ka tjetër. Se këtu bëhet fjalë për sigurinë kombëtare.

 

Se nëse ti fut lëndë toksike, pse mos të futësh uranium, zhivë e kuqe, një lëndë që kushton shumë më shumë. Pse mos të dyshojmë ne që siguria kombëtare është thyer. 

 

Ty të kalonte një zinxhir i tërë pa kontroll dhe të gjithë dalin me faqe të bardhë. Kjo është një çështje që duhet ta marrë SPAK në dorë, jo për prokurori rrethesh. 

 

Pyetja ime naive është çfarë ka të paqartë një prokuror i SPAK që nuk e merr këtë çështje nën hetim?

 

Nuk e ka parë SPAK, emisionin e Ylli Rakipit që nuk nis hetime?! Aty u fol me fakte konkrete. Nuk na sheh dhe ne këtu që po e diskutojmë si shqetësim. 

 

Kurumi” dhe “Bankersi” hyjnë tek çështjet me prioritet absolut për tu marrë në dorë me prioritet nga SPAK. 

 

Duhet të hetohet dhe drejtuesi i portit Durrës, Pirro Vëngu që sot është ministër. 

 

Kryeministri vë re “Syrin e Tiranës”, tani u kujtua Kryeministri dhe i bëri përshtypje vetëm “Syri i Tiranës” dhe aty në krah kishte ministrin e Brendshëm. 

 

Kryeministri e di çështjen e “Kurum” por bën sikur nuk e di, se nuk i intereson. E di çështjen e “Bankers”, e di çështjen e inceneratorëve por del me strategji të re për përpunimin e mbetjeve. Është ripaketim i inceneratorëve. 

 

Përgjegjës është ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu, që ka qenë porti Durrësit. Përgjegjës është Gent Gazheli drejtor i doganave është përgjegjës për “Kurum”.  

 

E di shumë mirë që ministrja që ka shkuar te Arsimi, zonja Kumbaro, është përgjegjëse direkte, e para për çështjen e “Kurumit”. 

 

Kryeministri e di shumë mirë që ministri i linjës, është përgjegjës për “Bankers” dhe “Bankers” është skandali më i madh që ka ndodhur, por mbahet në heshtje. 

 

5 miliardë euro të zhdukura ndër vite dhe vetëm studio e Eduard Halimit që mund të jetë një pakt me mazhorancën, ka marrë 6.7 milionë euro. 

 

Politika i di të gjitha këto dhe përballë këtij fakti një prokuror që në fund është një njeri, a e luftoj dot? Dhe këta njerëzit e SPAK, jetojnë këtu në Tiranë. 

 

Nëse gjithë ky sistem në heshtje është në bashkëveprim dhe prokurori do matet. Kjo është një shoqëri tërësisht dhe thellësisht e korruptuar dhe inkriminuar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy