
Popullariteti i Emmanuel Macron vijon të bjerë, sipas sondazheve të fundit, duke shënuar një rekord të ri negativ që nga fillimi i mandatit, 16 muaj më parë.
Sipas një studimi të kryer nga IFOP dhe të publikuar nga “Journal du Dimanche”, Macron ka rënë nga 34%-shi i mbështetjes që gëzonte në gusht, në 29% në shtator.
Rreth 70% e të pyeturve kanë shprehur pakënaqësi në lidhje me mënyrën e tij të drejtimit, nga 66% që mendonin kështu në gusht.
Pikën më të lartë të popullaritetit që nga nisja e mandatit, Macron e ka pasur në maj-qershor 2017, ku mbështetej nga 62-64% e të pyeturve.



