“Aksioni opozitar”, Lela: E vetmja mënyrë e opozitës për t’i dhënë fund marrëzisë së Ramës

“Aksioni opozitar”, Lela: E vetmja mënyrë e opozitës për t’i dhënë fund marrëzisë së Ramës

Alfred Lela, drejtor i Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit në PD, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se “aksioni opozitar” i parë këtë të hënë në parlament ndërsa votohej buxheti 2024, vjen pasi opozita është e vendosur me shpatulla pas muri nga mazhoranca dhe kjo është e vetmja mënyrë që ka për momentin.

Teksa foli për buxhetin e miratuar nga mazhoranca ditën e sotme, Lela tha se megjithëse Rama kishte thënë më herët se do të dilte në dëgjesa për të folur për buxhetin 2024, ai jo vetëm që nuk doli por as nuk u konsultua me grupet e interesit.

“Kjo që po ndodh sot në parlament është një sekuencë e vazhdimit të gjërave që kanë ndodhur deri më tani. Kjo “dhunë”, që në fakt është përplasje pushtet-opozitë që ka ardhur nga arroganca.

Opozita e vendosur me shpatulla pas muri po i bënë ndërprerje marrëzisë të mazhorancës sepse nuk ka mënyrë tjetër.

Rama pse nuk doli nëpër dëgjesa dhe të flasë për buxhetin? Nuk është konsultuar me grupet e interesit. As në 97 nuk ka ndodhur rrethimi me gardë në parlament.”

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy