David McAlister nënkryetari i Parlamentit Evropian dhe eurodeputeti Knut Fleckenshtein nuk kanë mundur që të bindin krerët e partive politike në Shqipëri që të gjejnë gjuhën e përbashkët për të kaluar krizën politike. Ajo që u vu re ishte lëshimi që kryeministri kishte bërë për të gjetur dialogun ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha, mbajti qëndrimin e vetëm të qeverisë teknike.



