Kampi i refugjateve në Gjadër të Lezhës do të hapet brenda pak ditësh. Puna për ngritjen e kësaj strukture ka përfunduar dhe pritët të vihet në funksion, për pritjen e refugjateve nga vendet e treta.
Këtë e kanë bërë të ditur përfaqësues të qeverisë italiane gjatë një inspektimi që po zhvillojnë në këto dy struktura.
Kampi në Gjadër, parashikohet të ketë tre dhoma për vizita ambulatore, dy dhoma me tre shtretër, një sallë operacioni, një laborator analizash, një dhomë me instrumente për radiografi dhe ekografi, një dhomë për vizita psikologjike dhe psikiatrike.
Një ekip mjekësh duhet të punojnë brenda kësaj strukture 24 orë në ditë: një mjek i specializuar në anestezi dhe reanimacion, një mjek i specializuar në kirurgjinë e përgjithshme, një mjek i specializuar në ortopedi me aftësi kirurgjikale, një personel mjekësor i specializuar në psikiatri, një infermiere instrumentale, një punonjës social, një teknik laboratori, një teknik radiologjie dhe një punonjës shëndetësor i specializuar në radiologji.



