Rasti “Cani”, Muçi: Strasburgu bëri vetingun e vetingasve, anëtarët e KPA dolën luanë kartoni (VIDEO)

Rasti “Cani”, Muçi: Strasburgu bëri vetingun e vetingasve, anëtarët e KPA dolën luanë kartoni (VIDEO)

Avokati Besnik Muçi, komenton vendimin e dhënë ndaj ish-prokurorit Besnik Cani i shkarkuar dy vite më parë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit dhe që pak ditë më parë fitoi të drejtën për tu rigjykuar sërish me vendim të gjykatës së Strasburgut, duke e cilësuar si goditjen e parë themelore të vetingut.

Këtë goditje e argumenton me faktin se zoti Cani është gjykuar nga një gjykatë e cila nuk është krijuar me ligj.

Në studion e MCN Live, Muçi deklaroi se rëndësi ka standardi i demokracisë në Shqipëri dhe standardi i respektimit të drejtave të njeriut.

Sipas tij, Gjykata e Strasburgut me vendimin e dhënë ndaj Besnik Canit, vendos standard për respektimin e të drejtave të njeriut.

Zoti Cani u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, e cila është si një dhomë e Gjykatës Kushtetuese dhe zoti Cani e ankimoi. Gjykata e Strasburgut vendosi se gjykata që e shkarkoi Canin, nuk është gjykatë e krijuar me ligj.

Nëse një qytetar e ka të pamundur të gjykohet nga një gjykatë e krijuar me ligj, këtu është shkelur e drejta themelore. Kjo është e rëndësishme për zotin Cani, por edhe për respektimin e të drejtave të njeriut.

Teksa Gjykata e Europiane e të Drejtave të Njeriut në vendimin e bërë publik, argumenton se në rastin e Canit është cenuar e drejta për një proces të rregullt, pasi pjesë e trupit gjykues që vendosi shkarkimin e tij ka qenë Luan Daci, i dënuar tashmë për mosdeklarim të saktë të formularit, Muçi sqaroi se interesi publik nuk është Luan Daci si individ, por çfarë ka përfaqësuar si pjesë e Gjykatës Kushtetuese, i dalë nga Parlamenti.

Në këtë linjë ish-prokurori i Krimeve të Rënda, tha se në pozitat e zotit Daci në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ndodhen dhe shumë gjyqtarë të tjerë, të shkarkuar në shkelje të ligjit.

Jam një ndër të shkarkuarit që pas gjykimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit e kam çuar çështjen në Strasburg, jam njoftuar për pranimin e çështjes në shqyrtim, tani presim të shqyrtohemi.

Me rëndësi është se cili është ndikimi që ka ky rast në raste të tjera, Strasburgu vendosi standard. Sepse i bie që çdo trupë ku ka marrë pjesë zoti Daci si gjyqtar, të gjitha vendimet janë nul.

Zoti Ardian Hajdari po gjykohet në Gjykatën e Posaçme, lidhur me aktet për falsifikim ose mos pagim taksash. Nëse dhe ai dënohet, edhe trupat gjyqësore ku gjyqtari Hajdari ka marrë pjesë në KPA, janë vendime nul dhe i bie të anulohen.

Vendimi i Strasburgut është interesant pasi ka disa kontradikta të çuditshme mes pjesës argumentuese dhe konkluduese të vendimit. Gjykata është kujdesur të tregojë se ky nuk është rast shembull dhe se çdo rast do të shqyrtohet.

Si do veprojë zoti Cani më pas për të vendosur në vend të drejtën e tij? Ai është i kthyer në detyrë që në momentin që Strasburgu njofton zotin Cani për vendimin.

Kjo do të jetë një kosto e rëndë financiare për shtetin shqiptar. Strasburgu bëri vetingun e vetingasve. Luanët e vetingut tonë dolën luanë kartoni në Strasburg. Gjithë anëtarët e KPA që sillen si luanë në shfaqje gladiatorësh, dolën luanë kartonë në Strasburg.

Ata që kanë bërë vetingun dhe do ishin shpresa e së ardhmes, na dolën se ishin emëruar në kundërshtim me Kushtetutën. 

Canit i lind e drejta e rishikimit të vendimit të KPA, për shkak se kemi vendimin e Gjykatës së Strasburgut. Rishikimi i vendimit do sjellë ndërlikime të trjera se Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vetëm 6 anëtarë, kush do e rigjykojë, se nuk lejohet i njëjti anëtar.

Do ketë goxha komplikime të tjera... Ku do gjendet trupi tjetër gjykues, apo do ndërhyjë Gjykata Kushtetuese? Në momentin që vendoset rishikimi i vendimit, je automatikisht i kthyer në detyrë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy