
Gjashtë trupa janë gjetur të pajetë në brigjet e ishullit grek të Lesbos, bëjnë me dije autoritetet vendase.
Roja detare bën me dije se bëhet djalë për tri viktima gra dhe tre burra.
Dyshohet se viktimat janë emigrantë, që po përpiqeshin të kalonin nga brigjet turke drejt Greqisë.
Ndërkaq në Lesbos vijojnë kërkimet nga ekipet e shpëtimit në kërkim të trupave të tjerë.



