
Ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”, ka bërë një përmbledhje të denoncimeve mbi inceneratorin e Tiranës që sipas tij është fakti se si zv.kryeministrja Belinda Balluku ashtu edhe administratori shtetëror bëjnë me faj Erjon Veliajn për mungesën e kontrollit ndaj pronarëve të inceneratorëve që përfundoi pastaj me vjedhjen e dhjetëra miliona eurove.
Sipas tij, debatet kanë nisur që në qershorin e vitit 2021.
Ne jemi në kushtet e mos përmbushjes së detyrimeve kontraktuale dhe në kushtet e penalitetit shkakton vonesa dhe problematika në rrezikimin e projektit me cenimin e interesave të palës shtet. Gjykoj që kjo shkresë është molla e sherrit mes autoritetit kontraktor, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkisë Tiranës, që është përgjegjës kryetari i Bashkisë, Veliaj.
Pra, për herë të parë Balluku i drejtohet Erion Veliaj duke i thënë se po rrezikoni interesat e palës shtet.
Debatet mes dy institucioneve kanë nisur në qershor 2021 kur si autoritete kontraktore, Ministria e Infrastrukturës, bazuar në propozimet qe kishte sjell bashkia e Tiranës, miraton njëson e zbatimit të projektit.



