
Analisti Lorenc Vangjeli i ftuar në emisionin ‘Të Paaekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar rezultat e deritanishme të zgjedhjeve të 14 majit ku u shpreh se dallgë të tjera vijnë më pas, ndërsa shtoi se 4 qytetet e mëdha të fituara nga PS kanë tipologji të ndryshme. Ai tha se Shkodra ishte ajo që i solli normalitetin Shqipërisë.
Bie në sy Shkodra e cila ka kryer përmbysjen më të madhe në 32 vite, kanë qenë minus 10 mijë vota diferencë dhe kanë arritur të rikuperojnë 12 mijë vota dhe kjo falë një sërë faktorësh. Pra Shkodra i solli normalitetin e munguar Shqipërisë. Tirana është thjeshtë vijimësi dhe nuk afroi asnjë lloj historie, Elbasani konfirmim i zgjedhjeve të shkuara, ndërsa Himara ishte një pabesi, fryt i marrëzisë sonë kolektive që jemi të gatshëm të vritemi nga njeri-tjetrin dhe fiton një i tretë.



