Mbërrinin në lagje me motor, hynin natën në shtëpitë e banorëve dhe vidhnin sende me vlerë.
Dy shqiptarë janë arrestuar në Savona për vjedhje në banesa. Ata hynin në banesa dhe nëse aty gjenin njerëz, i drogonin. Ata kishin kryer disa vjedhje të kësaj natyre në zonë, po rjanë kapur vetëm mëngjesin e sotëm. Mediat italiane bëjnë të ditur se të arrestuarit janë Eduart Biba, 33 vjeç, me precedentë penalë, përfshirë edhe një tentativë vrasjeje dhe Adriatik Manjani, 27 vjeç.
Zakonisht ata vinin në shënjestër shtëpi ku jetonin të moshuar. Ata i neutralizonin të moshuarit ose personat që kujdeseshin për ta me një spraj.
Dy shqiptarët janë arrestuar në flagrancë.



