Të gjitha organizatat do të japin llogari përpara ligjit për të gjitha paratë që kanë shpenzuar. Paralajmërimi vjen nga kryetari i opozitës Lulzim Basha gjatë një bashkëbisedimi në çadrën e protestës. Sipas Bashas në Shqipëri ka dy shoqëri civile një që mbështet kauzat e qytetarëve dhe një që mbron kriminelët.



