Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Bathore.
Ngjarja ka ndodhur ne rrugën "Apllonia", ku pas një konflikti të çastit kunati ka vrarë kunatën.
Sipas policisë, A.T., ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, J.H.
Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.
Gjithashtu është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



