Google ka rënë dakord për një marrëveshje prej 1 miliard dollarësh e cila i jep fund mosmarrëveshjeve tatimore në Francë, sipas një vednimi të gjykatës më 12 shtator. Kompania do të paguajë një gjobë prej 500 milion € për shmangien e taksave si dhe 465 milion euro të tjera për të shlyer kërkesat e autoriteteve tatimore franceze.
Në një deklaratë, Google konfirmoi marrëveshjen dhe përshëndeti faktin se i kishte dhënë fund problemeve fiskale që kishte patur me Francën për shumë vite. Nga ana tjetër, kompania tha se dëshironte të shihte një reformë të koordinuar për një kornizë të qartë tatimore ndërkombëtare. Për arritjen e një marrëveshjeje të tillë, u deshën plot dy vjet nergociata, teksa qeveria fracneze e ka cilësuar një lajm të mirë për financat publike dhe drejtësinë fiskale në Francë.
Google, si dhe disa kompani të tjera amerikane të teknologjisë ka selinë evropiane në Irlandë. Kjo e fundit ka vendosur normën e taksave të korporatave në vetëm 12.5% në një përpjekje për të tërhequr kompani të mëdha. Por shtetet e Bashkimit Europian si Franca argumentojnë se veprimi lejon gjigantët e teknologjisë të shmangin taksat.
Në vitin 2016, Google pagoi 160,000 dollarë në një marrëveshje me autoritetet britanike dhe në vitin 2017 ra dakord të paguante 306 milion € për të zgjidhur një mosmarrëveshje tatimore në Itali.



