Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se cilido që do të mundohet ta perdorë minoritetin grek si ure zjarri për qëllime politike është i dënuar të dështojë, duke I dhënë kështu një mesazh kreut të PBDNJ Vangjel Dules. Deklarata erdhi gjatë një aktiviteti ku u njoftua për ligjin e ri për minoritetet.
“Minoritetet janë pasuri shoqërore e kulturore e një vendi dhe minoritarët grekë në Shqiperi janë e do të jenë në shtepinë e tyre; me liri, të drejta e detyrime të barabarta me shqiptarët”-shkruan Rama. Vëllazeria tradicionale mes qytetarëve të zakonshem shqiptarë e minoritarë, është busulla e politikës sonë ndaj minoritetit. Ligji i ri për minoritetet e bën Shqiperinë kontribuese shëmbullore në rajon për harmoninë ndëretnike



