Pas protestave që përfshin gjithë vendin, jep dorëheqjen kryeministri i Armenisë

Pas protestave që përfshin gjithë vendin, jep dorëheqjen kryeministri i Armenisë

Pas protestave që shpërthyen në të gjithë vendin, kryeministri i Armenisë, Serzh Sargsyan ka dhënë dorëheqje.

Dorëheqja e Sargsyan vjen në kohën kur në Jerevan dhe në qytete të tjera, për të njëmbëdhjetën ditë me radhë, qytetarët kanë protestuar duke kërkuar dorëheqjen e tij

Sarkisian u zgjodh kryeministër më 17 prill, dhe opozita e akuzoi atë se po kap pushtetin, pasi vetëm tetë ditë pasi kishte përfunduar mandatin e dytë si president ai u zgjodh në krye të qeverisë së vendit të tij.

"Lëvizja e rrugës është kundër mandatit tim, po e plotësoj kërkesën tuaj," tha ai në një deklaratë.

Demonstrim në Jerevan - 23 prill

Por sipas BBC, nuk ishte e qartë kur dorëheqja e tij do të hyjë në fuqi.

Njoftimi erdhi menjëher, pasi kreu i opozitës Nikol Pashinyan u lirua nga paraburgimi. 

Në deklaratën e tij të publikuar në faqen e tij të internetit, Sargsyan tha se ai ishte "duke iu drejtuar të gjithë qytetarëve të Republikës së Armenisë ... për herë të fundit si udhëheqës i vendit".

Dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugë për të protestuar

"Nikol Pashinyan kishte të drejtë, unë kam gabuar," tha ai dhe "Situata ka disa zgjidhje, por unë nuk do të marr asnjë prej tyre ... po largohem nga posti i kryetarit të vendit, i kryeministrit".

Protestuesit këndonin "Nikol, Nikol" në rrugë të hënën dhe tundnin flamuj armenë. Ata u bashkuan me qindra ushtarë me uniformë, pavarësisht paralajmërimeve nga ministria e mbrojtjes se çdo ushtar që protestonte do të dënohej ashpër.

Ushtarakët armene marrin pjesë në një demonstratë në Jerevan më 23 prill 2018,

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy