<p> </p> <p>Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka vendosur hetim disiplinor për zëvendës kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Tartar Bazaj. Shkak është bërë deklarata e tij gjatë mbledhjes së fundit kur u vendos përfundimi i mandatit të kryetarit Alfred Balla, se ka dy studio ligjore ndërkohë që ushtron funksionin e anëtarit të KLP. Por vetë Bazaj, pas nisjes së hetimit disiplinor, ka sqaruar ILD se dy studiot ligjore në pronësi të tij, janë të mbyllura.</p> <iframe width="560" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/gYtScRwZXgM?si=kM-60BoPFfkTpVp6" title="YouTube video player" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share" referrerpolicy="strict-origin-when-cross-origin" allowfullscreen></iframe>



