
Një operacion i Policisë së Lezhës ka çuar në zbulimin e një ‘shtëpie bari’ të përshtatur në një godinë katër katëshe biznesi përgjatë superstradës Lezhë–Laç. Gjatë operacionit janë sekuestruar rreth një mijë bimë kanabisi, armë zjarri dhe pajisje elektrike, ndërsa janë arrestuar babë e bir, si autorë të kësaj veprimtarie kriminale, si edhe një punonjës i OSHEE-së.



