Masat anti-Covid, deri tani të paefektshme

Masat anti-Covid, deri tani të paefektshme

Dita e sotme ka shënuar një rekord rastesh të reja dhe viktimash. Përgjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 kanë humbur jetën 19 persona si dhe janë identifikuar si pozitivë 846 të tjerë.

Pas detyrimit për të mbajtur maskën edhe në mjediset e jashtme dhe penalitetet në rast të shkeljes së këtij rregulli, masa e parë që u mor për frenimin e përhapjes së Covid-19 ishte karantina e pjesshme. Masa që hyri në fuqi nga 11 nëntori bën të detyrueshme mbylljen e aktiviteteve tregtare dhe ndalon lëvizjet në rrugë, përveçse për raste emergjente, nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Siç tregonjë shifrat, kjo masë nuk ka sjellë asnjë përmirësim të situatës. Nëse sheh raportimet ditore të Ministrisë së Shëndetësisë, bindesh për këtë. Le të supozojmë se për të parë efektet e karantinës së pjesshme duhen të paktën dy javë. Pra, dy javë pas mbylljes së pjesshme, shifrat vijojnë të rriten. Kjo rritje përfshin si numrin e viktimave, edhe të rasteve të reja dhe testimeve të cilat shkojnë parallel.

Masa tjetër që pasoi karantinën e mbrëmjes është kalimi i shkollave në skenarin 2. Pra kombinim i mësimit online me atë në shkolla në ditë të caktuara. Skenari 2 nisi të zbatohet që nga 1 dhjetori dhe do të duhen disa ditë që të shohim nëse kjo masë reflektohet në kurbën e infeksioneve të reja.

Sidoqoftë, siç tregon edhe grafiku i mëposhtëm, i cili pasqyron ecurinë e Covid-19 për 11 ditët e fundit, masat nuk kanë arritur ta frenojnë atë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy