46 persona janë shoqëruar në polici pas masakrës mbrëmjen e së mërkurës në Elbasan ku si pasojë e një atentati mbetën të vrarë 3 persona ndërsa u plagosën 8 të tjerë mes të cilëve 3 në gjendje kritike për jetën.
Policia e shtetit ka vijuar aksionin për kapjen e autorëve të krimit përgjatë gjithë natës. Forcat Renea , FNSH e Policia e Elbasanit kanë ushtruar kontrolle në 150 garazhe dhe banesa në qytet ndërsa janë ngritur pika kontrolli në Librazhd dhe Elbasan.



