Drejtuesit e automjeteve po përballen me rritjen e çmimit të karburanteve, ku një litër naftë ka shënuar vlerën mbi 200 lekë. Përpos shqetësimit mbi çmimin e karburanteve një shqetësim thuajse i përditshëm për kryeqytetin mbetet trafiku i lartë, në disa nga rrugët hyrëse të Tiranës.
Një pjesë e shoferëve kanë deklaruar për MCN Live se do detyrohen t’i fikin makinat sepse nuk e përballojnë dot çmimin e lartë.
Një drejtues mjeti u shpreh për MCN TV:
Kam paguar mbi 200 lekë për litër për naftën. Çmimet e karburanteve janë shqetësuëse. Akset kryesore ku ka trafik janë Rruga Kavajës, bulevardi Zhan Dark edhe shumë të tjera”.
Ndërkaq një shofer tjetër thotë:
Kam paguar gati 200 lekë. Shumë problem është se aty është gjithë ekonomia. Nëse nafta do jetë më lirë do jemi më mirë. Kam gati një orë që po kthehem nga Kombinati. Për një ditë e gjysmë i bie gati 20-25 mijë lekë naftë.
Ndërsa një taksist tha se njerëzve po u bie ekonomia dhe me rritjen e çmimeve kanë dalë nga përdorimi makinat e vjetra.
E di që është rritur (çmimi), mirë nuk është sepse njerëzve po u bie ekonomia. Me rritjen e çmimeve kanë hapur krahun sidomos makinat e viteve të kaluara. Kjo është situata do ta përballojmë me dhimbje. Çmimet do rriten, por jo në atë masë që e parashikojnë njerëzit



