
TemA TV në bashkëpunim me Cineplexx, sjell për publikun filmin“Jason Bourne”.
“Jason Bourne” është filmi i pestë i Franchise rreth personazhit me të njëjtin emër, i cili ka humbur kujtesën dhe është gjithmonë në përpjekje për të zbuluar identitetin e tij.
Pas një mungese në filmin e katërt “The Bourne Legacy”, rikthehet aktori Matt Damon në rolin e Jason Bourne. Kësaj rradhe Bourne kujton se cili është, por përpiqet të zbulojë ende të vërteta të fshehura rreth të shkuarës së tij. Me regji të Paul Greengrass dhe aktorë si Matt Damon, Tommy Lee Jones dhe Vincent Cassel, aksioni dhe thriller “Jason Bourne” pritet të jetë një film goxha premtues.
Filmi nis të shfaqet nga data 28 Korrik në Cineplexx. Për oraret dhe rezervimet si gjithmonë shikoni www.cineplexx.al



