Projekti TID në Durrës/ Cara: Po cenohet prona e banorëve dhe po abuzohet si tek Butrinti dhe Piramida (VIDEO)

Projekti TID në Durrës/ Cara: Po cenohet prona e banorëve dhe po abuzohet si tek Butrinti dhe Piramida (VIDEO)

Deputeti i PD-së Igli Cara tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studio e MCN Lice se nisma e PS-së për mospezullimin e ministrave është në kundërshtim me parimin e ndarjes së pushteteve. Sipas Carës kjo bëhet për të mbrojtur Ramën dhe ministrat e tij. 

 

Është veprim në kundërshtim me parimin e ndarjes së pushteteve. Shkon për të mbrojtur Ramën dhe ministrat e tij. 

 

I ndalur tek protesta e 20 shkurtit, Cara tha: 

 

Opozita e ka për detyrë të protestojë. 

 

Kur themi kilometër është simbolikë, se nuk e masim me metra. Kjo është qeveri që I ka mbushur ditët dhe me dëmet që I ka sjellë këtij vendi të largohet. Është detyrë e opozitës të rrëzojë qeverinë. Nuk rrëzohet me kërkesa, por as me dhunë. 

 

Kjo opozitë po bën detyrën. Nëse do rrinin dhe nuk do bënin asgjë, atëherë qytetarët me të drejtë do thonin çfarë po bënin. Po trajtohet ky vend si të dojë Rama dhe ministrat. 

 

Ka protesta në të gjithë Shqipërinë. Një prej tyre ajo e Durrësit, ku pronarët janë larguar nga shtëpitë e tij në emër të një projekti që do kryejë zhvillim. Na pëlqen zhvillimi, por nuk mund të pranojmë që të abuzohet me pronarët legjitimë. 

 

I pyetur për projektin TID, Cara tha se bashkë me cenimin e pronës po bëhet një abuzim i ngjashëm me Butrintin.

 

Po cenohet prona e banorëve. Prona duhet të jetë e garantuar. Nuk mundet që pa u konsultuar, apo pa biseduar me pronarët, aq më tepër që ligji 169 i vitit 2020 për zonat me trashëgimi kulturore ku ka pronare, është e nevojshme të ulesh me ta dhe të bëhet një procesverbal në fund.

 

Nuk është thjesht problem i 200 banorëve, është problem që shkon përtej, 

 

Është abuzim siç është me Butrint, me Piramidën. Po bëhet dhe me Durrësit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy