Pas takimit që kryeministri Rama zhvilloi me kreun e PD, Lulzim Basha në Presidencë, ai ka zhvilluar një takim me kandidatët për deputetë dhe deputetët në Xibrakë.
Nga ana tjetër behët e ditur se në takim janë edhe deputetet që janë lënë jashtë listës se PS-së, per zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit.
“Pjesëmarrje masive, nuk na duhen vota që nuk janë tonat. Pjesëmarrje masive për një proces të pastër zgjedhor. PS nuk do të lejojë asnjë abuzim. Duhen zgjedhur komisionarë perfekt, duhen standarde të larta” tha Rama.
Në prezantimin e kandidatëve, mësohet se Rama ka thënë përpara deputetëve se “data e zgjedhjeve nuk negociohet” ndërsa pjesëmarrja në këtë proces duhet të jetë masive.



