Ambasadori Robo: Nga tërmeti në Turqi një 64-vjeçare shqiptare ka humbur jetën (VIDEO)

Ambasadori Robo: Nga tërmeti në Turqi një 64-vjeçare shqiptare ka humbur jetën (VIDEO)

Kur kanë kaluar 24 orë nga tërmeti i fuqishëm prej 6.6 ballë që dje goditi qytetin e Izmirit, në Turqi, në një komunikim të drejtpërdrejtë më studion e lajmeve ne TvT, Ambasadori i Shqipërisë në Ankara, Kastriot Robo, shpjegon se komuniteti shqiptar është i koncentruar në masën 60 përqind në zonën e Izmirit. Për pasojë nga kjo tragjedi, Robo njofton se është regjistruar humbja e parë në mesin e komunitetit, një 64-vjeçare me origjinë nga Prishtina.

“Ne si ambasadë jemi përpjekur ti qëndrojmë pranë komunitetit shqiptar aty, pasi prezenca e komuniteti shqiptar në Izmir dhe në mënyrë të veçantë në zonën e Bernovës, meqë gati mbi 60 përqind e popullsisë së Bërnovës është më origjinë shqiptare dhe unë kam qnë në lidhje të drjetpërdrejtë me përfaqësuesit e shoqatave të tyre. Fatkeqsisht kemi një humbje jete të tyre, një qytetare me origjinë nga Prishtina, 64 vjeçare, familjes së të cilës i kemi shprehur ngushëllimet tona”.

Ambasadori shqiptar në Turqi, referuar gjendjes posttërmet, thotë se qeveria turke është e angazhuar në maksimum për ardhjen në ndihmë të të dëmtuarve nga tërmeti i djeshëm, ndërkohë që para pak çastesh raportoi shpëtimin e një nënë me katër fëmijet e saj nga gërmadhat e banesës së saj në Izmir.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy