Rregullorja për pikëzimin e garuesve mban “peng” Kryeprokurorin (VIDEO)

Rregullorja për pikëzimin e garuesve mban “peng” Kryeprokurorin (VIDEO)

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shtyrë për në mbledhjen e ardhshme, metodologjinë e pikëzimit, për kandidatët për kreun e ri të Prokurorisë së Përgjithshme.

Anëtarët e Këshillit nuk ia kanë dalë të gjejnë dakordësinë e kërkuar në mbledhjen e së premtes, për rregulloren që do të ndiqet për garuesit për kryeprokuror, ndërsa ligji parashikon që kandidaturat të vlerësohen në bazë të kriterit professional, moral, organizativ dhe drejtues, përfshirë këtu edhe elemente plotësuese të vlerësimit, si tituj akademik, trajnime, gjuhë të huaja etj.

 E ndërsa mosgjetja e dakordësisë dhe miratimi final i draftit për metodologjinë e pikëzimit për kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm vazhdon të shtyhet, kjo po krijon në anën tjetër edhe zvarritje të procesit të zgjedhjes së drejtuesit të ri për organin e akuzës.

Në bazë të kësaj metodologjie do të vendoset renditja e kandidatëve në garë, çka pas kësaj, lista i përcillet kuvendit për miratim. Nëse ky i fundit nuk zgjedh në të dyja raundet asnjërin prej kandidatëve të listuar me shumicë të cilësuar, atëherë Këshilli i Lartë i Prokurorisë përzgjedh për drejtues të Prokurorisë së Përgjithshme, të parin kandidat që është renditur në listën që i është përcjellë Kuvendit.

Teksa “lufta” brenda KLP-së bëhet për renditjen e garuseve për kryeprokuror,  nga ana tjetër kandidati i skualifikuar, Lulzim Alushaj  ka pezulluar përkohësisht procesin, për shkak se ka ankimuar vendimin në Gjykatën Administrative të Apelit, e cila duhet të shprehet nëse rikthehet apo jo në garë edhe avokati.

 Tre janë kandidatët që kanë mbetur në garë për kryeprokuror, Arta Marku, aktualisht drejtuese e përkohshme e Prokurorisë së Përgjithshme, Olsion Çela, dhe Fatjona Memçaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy