Zhaku: Paga e përkthyesit shumë e ulët. Duhet të vendoset një çmim minimal dinjitoz

Zhaku: Paga e përkthyesit shumë e ulët. Duhet të vendoset një çmim minimal dinjitoz

Përkthyesja Eleana Zhaku tha në “Mcn Informacion” se paga e përkthyesit është shumë e ulët.

Zhaku tha se shtëpitë botuese në Shqipëri kanë të njëjtat paga si para 15 vitesh.

Ajo theksoi se në Shqipëri duhet të vendoset një çmim minimal dinjitoz.

Drupal Ad

Sigurisht që përkthyesi është shumë i rëndësishëm sepse në radhë të parë botuesi duhet të sigurohet nëse ka njohuri të mira të gjuhës nga e cila përkthen, nëse është shkolluar në gjuhën që përkthen. Është e rëndësishme që përkthyesi të njohë mirë të dyja gjuhët. Është shqetësuese që shumë përkthyes marrin përsipër të përkthejnë vepra madhore nga gjuhë që s’i njohin thellësisht. I përkthejnë nga gjuhë që i njohin më mirë dhe deklarojnë gjuhë tjetër. Mund të jesh përkthyes shumë i mire, por është e rëndësishme të njohësh gjuhën origjinale. Është rasti i Robert Shvarc kur përktheu ‘100 vjet vetmi’ të Markezit. Të përkthesh Kafkën duke mos njohur gjermanishten s’më duket etike, sado përkthyes i mirë të jesh. Paga është shumë e ulët për t’i kushtuar kaq shumë kohë. Ende nga shtëpitë botuese në Shqipëri s’ka një tarifë dinjtioze, fikse. Të njëjtat tarifa si para 15 vitesh janë edhe tani. E vetmja mënyrë që të shpërblehet një përkthyes është të marrë një projekt, përndryshe përkthyesi do marrë pagë minimale. Duhet vihet një çmim minimal dinjitoz dhe jo 5-6 mijë lekë të vjetra”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy