Sot zgjedhjet për kryetarin e PD, Lulzim Basha përballë Gjergj Hanit

Sot zgjedhjet për kryetarin e PD, Lulzim Basha përballë Gjergj Hanit

Ditën e sotme mbahen zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike, ku në garë janë ish-kryetari Lulzim Basha dhe përballë tij kandidon Gjergj Hani, ish i përndjekur politik. Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 8:00 deri në 19:00, ndërkohë që kandidati Gjergj Hani voton në orën 10.00 tek zyrat qendrore të PD, ndërsa Lulzim Basha në 11.00 pranë zyrave të degës 8 në Tiranë. Zgjedhjet mbahen në një situatë edhe më të përçarë në PD-në zyrtare, ku dy ditë më parë kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, i anuloi zgjedhjet për kryetarin. Madje grupimi i Bardhit kërkoi në gjykatë çregjistrimin e Bashës, si kryetar i Partisë Demokratike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy