
Analisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka komentuar vendimin e Kuvendit për të rrëzuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, një vendim që do t’i hapte rrugë arrestimit të saj.
Zogaj e cilësoi këtë si një vendim politik, duke theksuar se ai sjell të paktën tre pasoja kryesore, ndërsa shprehu shpresën që situata të mos ketë kosto për vendin.
Unë mund të flas për pasojat politike të vendimit të sotëm.
Është vendim politik i parlamentit. Ka tre pasoja kryesore.
Pasoja e parë është mesazhi se PS dhe Rama se pas mos heqjes së imunitetit nuk na keni më në krah, por përballë. Për mua nuk është problem, sepse ishte problem kur ekzekutivi i qëndronte mbi kokë. Ky mendoj se është fakt normal. SPAK ka qenë i përgatitur për këtë përballje nga sulmet deri te rrogat që u përmend Rama.
SPAK tani është i vetëdijshëm se ekzekutivin e ka përballë dhe nuk do të sugjestionohet dhe do të vazhdojnë punën për misionin historik për të ndëshkuar pandëshkueshmërinë. Ky është mesazhi i parë, pa maska.
Pasoja e dytë është një gjuhë e përdorur jo vetëm sot, por e përdorur në PS e cila si levë e Arkimedit për vendimin ka të bëjë me një gjuhë investim me retorikë përtej fjalëve që në kërkesën e SPAK nuk ka vepër penale për korrupsion.
Gjuha përçmuese kthehet në një kushtrim. Relativizimi i veprës penale është një kushtrim për administratën dhe malavitën në Shqipëri.
Gjithë toni i fjalimeve parlamenti ka bërë një lloj gjykimi si një gjykatë e shkallës së pestë.
Pasoja e tretë ka të bëjë se si do të reflektohet te vendet e BE-së. Deklaratat nga Gjermania, Britania apo BE dhe Rama që sot i ka dalë Zot. Nëse kjo i del pa kosto për integrimin do t’i them ‘bravo të qoftë’. Nëse këmben një aspiratë me një imunitet atëherë bie mbi të.



