Moska, marrëveshje me 4 shtete të BE-së për Sputnik V

Moska, marrëveshje me 4 shtete të BE-së për Sputnik V

Sputnik V duket se do të prodhohet në disa vende të Bashkimit Europian. Rusia ka arritur marrëveshje për të filluar prodhimin e saj në Itali, Spanjë, Francë dhe Gjermani. Lajmi u bë i ditur nga Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF), i cili shtoi se "po zhvillohen negociata me një numër prodhuesish të tjerë për të rritur prodhimin në BE".

"Kjo do të lejojë fillimin e furnizimit aktiv të Sputnik V në tregun evropian pas marrjes së miratimit nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), me të cilën tani po zhvillohet një dialog si pjesë e rishikimit të kodit", citohet RDIF nga Interfax.

"Nuk ka diskutime të vazhdueshme me kompaninë që prodhon Sputnik ", por Komisioni Evropian dhe Shtetet Anëtare munden në çdo kohë të vendosin të zgjerojnë portofolin e vaksinave. Është një procedurë e përbashkët midis Komisionit dhe Shteteve Anëtare, e cila zhvillohet në nivelin e bordit drejtues".

Kështu iu përgjigj zëdhënësi i Komisionit Evropian për Shëndetin, Stefan de Keersmaecker, pyetjes nëse ekzekutivi europian ka marrë kërkesa për të përfshirë Sputnik V në portofolin e vaksinave të BE.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy