Shehaj: Shteti pengesa kryesore për çdo qytetar, konkurrencë e padrejtë dhe treg i kapur

Shehaj: Shteti pengesa kryesore për çdo qytetar, konkurrencë e padrejtë dhe treg i kapur

Kryetari i partisë “Mundësia” Agron Shehaj thotë se pengesa kryesore për çdo qytetar është shteti dhe qeveria, sepse qeveria zgjidhet me shpresën për të ndihmuar qytetarët, por ajo është pengesa kryesore për qytetarët.

Në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai deklaroi se të gjithë qytetarët në fund të muajit kanë të njëjtin problem, se si t’ia dalin të mbyllin muajt me xhepin e tyre, ndërkohë që qeveria iu fut dorën në xhep.

Sipas tij, shteti duhet të krijojë kushtet që qytetari të ketë mundësi të mbushë xhepin.

Drupal Ad

Tek ne është një konkurrencë e padrejtë, ku njerëzit që kanë para të pista, vënë në vështirësi qytetarin e ndershëm. Sepse tregu është i kapur.

Kjo gjë luftohet që qeveria të kujdeset që të gjithë të kenë mundësi t’ia dalin.

Qeveria që ka kapur tregun dhe ekonominë dhe me ato para fiton zgjedhjet dhe qëndron në pushtet, ky është problemi.

Qeveria e korruptuar është problemi. Korrupsioni ka ndikim të drejtpërdrejtë te xhepi i qytetarëve.

Ndikon se nuk mbushet xhepi i qytetarëve, por zbrazet.

Unë kam besim të palëkundur te tregu, iniciativa private për t’ia dalë.

Kam besim te kapitalizmi, liria, demokracia dhe konkurrenca e ndershme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy