
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar sot ligjin për pagën minimale. Përmes një postimi në rrjetet sociale “Vetëvendosje” bën me dije se paga minimale tanimë është 264 euro.
“Paga minimale rritet në 264 euro. Me 68 vota PËR, 0 kundër dhe 6 Abstenime, pas 11 vjetëve në Kuvendin e Kosovës sot u votua në lexim të parë rritja e pagës minimale në Kosovë ashtu siç kishim premtuar si Lëvizje VETËVENDOSJE!. Nga 130 euro e 170 euro në 264 euro për të gjithë. Për punëtorët nën 35 vjeç rritje e pagës minimale për 103%. Për punëtorët deri në 65 vjeç rritje e pagës minimale për 55%. Urime!”, ka shkruar Vetëvendosja në Facebook.



