Baçi: Rama e sheh kulturën si monetizim, qëllimi që trashëgiminë kulturore ta kthejë në biznes (VIDEO)

Baçi: Rama e sheh kulturën si monetizim, qëllimi që trashëgiminë kulturore ta kthejë në biznes (VIDEO)

Analisti Agim Baçi, bashkimin e ministrisë së Kulturës me Ekonominë dhe Inovacionin dhe vendosjen në krye të Blendi Gonxhes e sheh në vazhdim të kulturës së Kryeministrit Edi Rama.

Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se Rama po imponon në gjithë kabinetin që të ketë të gjithë kulturën e tij dhe se e shikon kulturën si monetizim.

Sipas tij, nëse ministrinë e Kulturës e sheh vetëm si pjesë ekonomie rrezikon që t’i humbësh identitetin e vetë kulturor.

Qeveria e ka detyrim që ta mbrojë kulturën, edhe kur ajo nuk prodhon para. Çdo gjë që shikon Rama do ta kthejë në raportin se si mund të bëhet fitimprurëse.

Nëse i vë çmim humb kulturën kombëtare. Nëse kalon tek tregu, tek çmimi, rrezikojmë shumë që të devijojmë. Inovacionin nuk mund ta ketë Kultura.

Bashkëqeverisja është tallja më e madhe publike. Se si një Kryeministër iu thotë qytetarëve më shkruani mua, do të thotë që institucionet nuk funksionojnë.

Nuk ka shtet në mënyrë individuale, vetëm Rama e ka kthyer shtetin individual. Një shtet komplet personal.

Çfarë arrogance që ka! Ka çuar dje dekretin te Presidenti për zotin Gonxhe, as nuk ka çuar se çfarë do të ndodhë me zonjën Margariti apo me Ministrinë e Financave dhe Ekonominë, nuk i intereson më asgjë.

Ma gjej një vend që ka ministri Ekonomie dhe Kulture. Askush nuk është kundër rritjes së turizmit kulturor, por ta kesh qëllim që çdo trashëgimi kulturore të kthehet në biznes, nënkupton se ti nuk ke më qëllim të ruash trashëgiminë kulturore.

Askush nuk është kundër inovacionit dhe zhvillimit kulturor, por pa cenuar integritetin.

Kryeministri tha në televizor disa muaj më parë se komisionet hetimore parlamentare nuk ndërtohen, do të ndërtohen kur dua unë.

Mazhoranca i kërkoi në ndonjë moment llogari, se ne jemi republikë parlamentare me letra.

Ai po shfrytëzon dhe momentin që duke pasur një opozitë që merret me veten.

Ka zgjedhur modelin, sikur këtu qeveris Rama por ka dhjetë vjet që i merr vendimet qeveria.

Ai po e trajton sikur gjithë problemin e ka opozita, ndërkohë që është ai që duhet të japë llogari.

Edhe këta thonë jemi më mirë se Sali Berisha i cili ka ikur në 2013.

Rama ka komoditetin dhe po të arrestojë dhe 10 të tjerë sot, nuk shqetësohet fare. Se nuk mund të ketë përballë Dumanin, por dikë nga opozita.

Çdo gjë që fillon hetim, del me më shumë probleme. Mazhoranca po bën çmos të bllokojë komisionet hetimore, pasi për sa kohë inceneratorët nxorën kaq shumë, nuk duan të kenë sërish.

Për sa kohë opozita merret me vetveten dhe shkojnë poshtë pallatit të Berishës me sytë nga qielli, është fatkeqësi e madhe.

Mungesa e opozitës bën qeverinë arrogante.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy