Mbretëresha, Princi Charles, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit i kanë uruar ditëlindjen e 40-të Meghan Markle.
Llogaria e Familjes Mbretërore në Instagram, e drejtuar nga stafi i Pallatit Buckingham të Mbretëreshës, ishte e para që postoi në Instagram dhe Twitter, tre foto të Meghan me mesazhin: " I urojmë Dukeshës së Sussex një ditëlindje të lumtur sot!”
Në njërën nga fotot shihet Mbretëresha dhe Meghan duke buzëqeshur, në një tjetër është Meghan dhe Harry dhe në të tretën shfaqet Meghan së bashku me Harry dhe djalin e tyre.

Brenda pak minutash, Princi William, Kate Middleton dhe Princi Charles dhe Dukesha e Cornwall i uruan ditëlindjen Meghan.





