
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se do të ftojë në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin italian, Giuseppe Conte. “Sapo takova kryeministrin e Italisë, një djalë i zoti. Ai do të pritet në Uashington, në Shtëpinë e Bardhë, së shpejti. Ai do të bëjë një punë të shkëlqyer, sepse populli i Italisë ka bërë një punë të tillë”, shkroi Trump në Tuiter pas takimit me Conten.
Conte drejton prej një javë qeverinë e re të Italisë, e cila u formua nga aleanca e dy partive populiste, Lega dhe Lëvizja 5 Yjet.
Sugjerimi i Trump-it për të rikthyer Rusinë në G7 nuk u prit mirë nga disa prej liderëve të vendeve më të fuqishme botërore. Por Conte tha se do të mbështesë idenë e rishikimit të sanksioneve ndaj Rusisë.
“Jam dakord me presidentin Donald Trum: Rusia duhet të kthehet në G8. Është në interesin e të gjithëve”, tha ai.



