Kartëmonedha false me prerje 500 euro, me vlerë të përgjithshme 13 milionë, u sekuestruan sot nga zhytësit në fundin e një dige në jug të Bullgarisë, njoftoi prokurori i përgjithshëm bullgar, Sotir Cacarov.
“Ky është konfiskimi më i madh i kartëmonedhave false në Bullgari”, deklaroi ai.
Sipas tij, një pjesë e tyre nuk ishin përfundur as ishin prerë, por ishin të një cilësie mjaft të mirë.
Banka Qendrore Evropiane ka vendosur kohët e fundit për të ndaluar prodhimin e kartëmonedhave 500 euroshe, për shkak të përdorimit të tyre për pastrimin e parave.
Prerjet ekzistuese vijojnë të mbeten në qarkullim.
Një falsifikues i arrestuar së bashku me dy bashkëpunëtorë të tjerë në ditët e fundit në rajonin Plovdiv (jug) i kishte treguar policisë për vendndodhjen e kartëmonedhave ende të paprera, të hedhura në digën ”Meçka”.
Blloqet e gjetura nga zhytësit janë nxjerrë jashtë për t’u tharë më pas nga policia.



