Vata: Reja nuk më jep kimi, por Kombëtarja i ka shanset për të befasuar Anglinë

Vata: Reja nuk më jep kimi, por Kombëtarja i ka shanset për të befasuar Anglinë

I ftuar në emisionin 'Skaner' në MCNTV Rudi Vata, ish-futbollist i Kombëtares që jeton në Skoci, është shprehur se kombëtarja në këtë periudhë i ka të gjitha mundësitë për të befasuar Anglinë. Për më tepër ish-kapiteni shprehet se përfaqësuesja ka lojtarë cilësorë, që ndeshjet me Andorën dhe San Marinon të mos u diskutojë.

“Normalisht duke u bazuar te performcat në Ligën e Kombeve jam pak skeptik, sepse nuk kishte performanca të mira pavarësisht se u rendit e para. Por këto kohë çdo gjë është e mundur, sepse nëse anglezët vijnë në Shqipëri e konsiderojnë të fituar ndeshjen. Një kundërshtar si Shqipëria në letër është i thjeshtë. Ata kanë që në 1966 që s'kanë fituar asgjë. Në këtë ndeshje varet si është e organizuar dhe motivuar te kombëtarja jonë.

Nesër është një detyrë shtëpie që duhet fituar me patjetër. Ne jemi më të mirë se Andora, futbollistët I kemi të zotë për këtë ndeshje. Në këtë situatë që është sot futbolli skuadrat e vogla nëse janë të motivuara mund të rrisin reputacionin. Shqipëria ka lojtarë të mirë, por varet si është gjendja e tyre? A ka frymë grupi?

Trajneri Reja nuk më jep garanci, nuk më krijon kimi. Ai nuk fut në lojë lojtarë si Broja. Nuk më jep energji. Ne lozim me një sistem që Broja del jashtë dhe nuk jep më të mirën,”-u shpreh Vata.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy