Çipi: Pse ambientalistët shqiptarë s’janë të shqetësuar që kemi helme nëpër ushqime?!

Çipi: Pse ambientalistët shqiptarë s’janë të shqetësuar që kemi helme nëpër ushqime?!

Regjisori Kastriot Çipi ngriti në emisionin “Arnautistan” shqetësimin për mungesën e informacioneve për ushqimet që konsumojnë.

Çipi tha se më shumë vrasin helmet në ushqime se sa vret dioksidi i karbonit.

Regjisori ngriti pyetjen përse ambientalistët shqiptarë nuk janë të shqetësuar për këtë çështje.

Unë jam ekologjist i vërtetë, jo si këta që ndjekin Greta Thunbergun. Për mua çdo gjë duhet të ketë në qendër njeriun. Mjedisi duhet i pastër për sa kohë papastërita ndikon në shëndetin e njeriut. Më duhet që ushqimet që blej të kenë informacion të saktë dhe gjithçka për efektet anësore të tyre. Më shumë vrasin helmet nëpër ushqime, sesa dioksidi i karbonit. Pse ambientalistët shqiptarë s’janë të shqetësuar që kemi helme nëpër ushqime?! Nuk dëgjoj njeri të shqetësohet. Nuk ka shoqatë që merret me sigurinë ushqimore në Shqipëri. Unë ble një çokollatë, unë duhet ta di sepse e fus në trup. Si më thua ka sekret tregtar nuk i zbulojmë të gjitha. Çfarë maskarallëku bëhet, përdoren kode. Është shumë më e thjeshtë, të thuash ka këtë, atë. Nëse janë konservonte të ulët afati i përdorimit, të mos jetë 1 vit, të jetë tre muaj. Ne jemi vend bujqësor dhe nuk konsumojmë asgjë të freskët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy