Kalemaj: Shpresat që Balla të godasë ‘krimin me kollare’ janë të pakta! Mazhoranca po i humb kapitenët e saj një nga një

Kalemaj: Shpresat që Balla të godasë ‘krimin me kollare’ janë të pakta! Mazhoranca po i humb kapitenët e saj një nga një

Politologu Ilir Kalemaj deklaroi në studion e lajmeve në MCN Tv se shpresat që Taulant Balla, tashmë në cilësinë e ministrit të Brendshëm do të godasë krimin krimin e të fortëve të cilët ushtrojnë pushtet politik janë të pakëta dhe të vagullta. Duke vijuar më tej, Kalemaj tha se mazhoranca po i humbet një nga një kapitenët e saj. "Pjesa më e madhe në përjashtim të Çuçit janë sjellë si kryepolicë, gjë që nuk është në atributet e Minitrit të Brendshëm. Ministria e Brendshme në Shqipëri në mënyrën si është konceptuar, jo gjithmonë sepse ka qenë më parë e ndarë, është super Ministri, ka brenda dhe emergjencat civile, antitrafikun etj. Në këtë sens ai që është ministër i Brendshëm presupozohet të jetë pas kryeministrit personi më i rëndësishëm në kabinetin qeveritar. Balla vjen me një staturë politike, në momentin që vjen në këtë post, që e ka lakmuar jo pak vjen me një bagazh të rëndësishëm si numri 2 apo 3 në PS duke qenë se ka qenë dhe kryetar i grupit parlamentar. Është deputeti më i votuar në PS. Këto janë avantazhet që sjell në krye të detyrës si ministër i Brendshëm. Opozita insinuon që Balla ka dy çështje në SPAK që janë patate të nxehta dhe emërimi është bërë për ta mbrojtur nga këto shigjeta, që nëse do godisnin një tjetër personazh të lartë të mazhorancës në këto momente, kur është duke humbur një nga një kapitenët e saj, qofshin në rolin e kryebashkiakut, apo rolin e deputetit, ministrit, do ishte barrë jo e lehtë për tu përballuar qoftë elektoralisht . Shqipëria vuan nga krimi me kollare nga njëra anë, vuan nga krimi i të fortëve të cilët ushtrojnë pushtet politik drejtpërsëdrejti, duke qenë kryebashkiak, kandidat për deputet ose organizator zgjedhjesh. Ky është krimi i fortë që bën që një fshat i tërë si Borizanë nuk çohet dot për një problem të komunitetit sepse dhe policia që duam është e lidhur me të fortin, deputet/ ministër të kësaj mazhorancë. Kjo është nyja gordiane që duhet goditur. A mund ta godasë Balla? Mundësitë i ka se është lart në hierarkinë e PS. Ka 18 vite në funksionet më të larta. Nëse ka dhe vullnet dhe nga Rama për të ndryshuar këtë imazh sepse është goditure shumë muajt e fundit asnjëherë nuk është vonë. Por shpresat janë të pakëta, vagullta. Kjo është ajo që qytetarët presin".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy