Protesta në Serbi, Spahiu: S’përjashtohet mundësia për grusht shteti, qeveria Vuçiç e pamundur të largohet me votë (VIDEO)

Protesta në Serbi, Spahiu: S’përjashtohet mundësia për grusht shteti, qeveria Vuçiç e pamundur të largohet me votë (VIDEO)

Opozita serbe ka thirrur në protestë shoqërinë civile këtë të shtunë në Beograd kundër ndërtimit të një miniere litiumi. Ndërsa presidenti Vuçiç ka deklaruar se shërbimet ruse e kanë njoftuar për mundësinë e një organizimi të një grushti shteti, 4 persona janë arrestuar pasi akuzohen se do të shkaktonin dhunë e trazira në protestë.

Lidhur me këtë, përmes një lidhje “Skype” për MCN, profesori i shkencave politike, Nexhmedin Spahiu nuk e përjashtoi mundësinë e organizimit të një grushti shteti në Serbi duke parë se largimi i qeverisë përmes votës është i pamundur.

Spahiu tha se ndërtimi i minierës së litiumit është parë si një mundësi për tu shfrytëzuar nga opozita serbe për të rrëzuar qeverinë e Vuçiç. Më tej, Spahiu tha se Rusisë i intereson që Serbia të drejtohet nga qeveria aktuale dhe jo nga një forcë që udhëhiqet nga perëdimi.

Intervista e plotë:

-Protesta në Beograd kundër një miniere litiumi. Përpara organizimit të sotëm ka patur edhe arrestime. Si e shihni ju situatën aty?

Është një situatë e cila është provokuar nga një ndërmarrje e qeverisë për të nxjerrë litium nga tokat serbe, por ajo ndot ambientin. Opozita këtë e ka parë si një shans për të mbledhur shoqërinë civile. Njëkohësisht kjo shihet dhe si formë korrupsioni e qeverisë aktuale në Beograd, ndaj është shfrytëzuar rasti për të bërë protesta për të rrëzuar qeverinë. Në pikëpamjen time kjo nuk mund ta rrëzojë qeverinë.

-Presidenti Vuçiç nuk ka hezituar t’i cilësoj këto protesta si politike. Madje sipas tij me qëllimin përfundimtar grusht shteti. Sa qëndron kjo?

Kjo nuk është hera e parë që ndodh në Serbi, pasi tashmë janë të njohura që nga shekulli i 19 kur kemi patur rrëzimin e dinastisë së atëhershme me grusht shteti. Tani këtu është fakti që Vucic ka zgjedhur të jetë i paralajmëruar nga shërbimi rus, tregon se këtu janë perëndimorët ata që duan të rrëzojnë atë. Gjërat komplikohen për shkak se këto protesta të opozitës janë në shërbim të perëndimit.

-Meqenëse jemi këtu, reagimet nga Moska nuk kanë munguar. Zëdhënësja e ministrisë së jashtme, Maria Zakharova deklaroj se në Serbi forca dashakeqe po veprojnë për të nxitur destabilitet. Pse e komenton Rusia këtë situatë?

Po, Rusisë i intereson të mbajë një pushtet i cili nuk i kthen shpinën. Serbia është një vend i rrethuar nga shtete të NATO dhe BE dhe është aleate e Rusisë por edhe e perëndimit. Në këtë situatë që gjendet Serbia është e interesuar që ta ruajë Rusia dhe nuk është e interesuar që forcat e nxituara nga perëndimi të marrin fuqinë në vend.

Ky është çmimi i këtyre raporteve mes perëndimit dhe lindjes. Shihet që është një mision i pamundur pasi kaq vite sa kanë kaluar ajo është ende rezistente. Serbia ka treguar që nuk dëshiron të dorëzohet nga politika mes lindjes dhe perëndimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy