Ish-deputeti i Kosovës Hisen Berisha deklaron se Vjosa Osmani nuk është e denjë dhe nuk ka integritet për të qenë mbi palët, pasi është e kompromentuar me negociatat e saj për të pasur një mandat tjetër si Presidente.
Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, lidhur me ngërçin institucional në Kosovë, ai tha se nuk ka hapësirë për ndryshime, ku votimi në Kuvend është i hapur me ngritje dore ose elektronik dhe se nuk është në rregull që Presidentja të kërkojë të ndryshohet kjo rregullore.
Nuk është çështje e mos dashjes së zgjidhjes së krizës nga palët, por mos respektim të rregullores së funksionimit të Kuvendit dhe Kushtetutës. Njëra palë e përkrah votimin e fshehtë, tjetra nuk e përkrah. Kosova është në një moment kritik.
Aleatët na kursejnë si shtet. Megjithëse ndërkombëtarët kanë autoritet mbi qeverinë e Kosovës. Këta po e sjellin Kosovën në një pozitë, ku të jetë shtet jofunksional.
Presidentja e vendit është person i kompromentuar me autoritetin mbi palët. Është e para që në seancat fillestare që ka biseduar dhe negociuar me të ngarkuarën me punë në ambasadën amerikane se do e shtyjë LDK-në në bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje me kusht që të ketë edhe një mandat tjetër si Presidente.
Mund të ketë kompromentim të sistemit. Por Osmani nuk është e denjë dhe nuk ka integritet për të qenë mbi palët, se është e kompromentuar për të pasur një mandat tjetër si Presidente.



