Sulmuan mediat gjatë protestës, dërgohet në SPAK Edi Paloka dhe Klevis Balliu

Sulmuan mediat gjatë protestës, dërgohet në SPAK Edi Paloka dhe Klevis Balliu

Pas një incidenti gjatë protestës së Partisë Demokratike më 16 maj, gazetarja Besarda Demushi ka depozituar në polici një kallëzim ndaj deputetit Edi Paloka dhe Klevis Balliu për kanosje dhe pengim të punës së medias.
 

Gjatë protestës, të dy politikanët u akuzuan se penguan intervistat e gazetarëve dhe përdorën fjalë kërcënuese ndaj Demushit dhe kolegëve të saj. Pas kallëzimit, Policia e Tiranës ka dërguar materialet për hetim në SPAK.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në SPAK për shtetasit E. P dhe K. B., pasi ka kallëzuar shtetasja B. D., gazetare , se me datë 16.05.2025, në Bulevardin e Ri, gjatë zhvillimit të protestës të subjektit politik Partia Demokratike, këta shtetas e kanë kanosur me fjalë për shkak të detyrës”

Ngjarja ndodhi në zonën e Bulevardit të Ri, ku PD-ja protestonte për pretendimet e vjedhjes së votave në zgjedhjet e 11 majit. Policia njofton se kallëzimi për kanosje është bazuar në faktin se Paloka dhe Balliu kanë përdorur fjalë kërcënuese ndaj gazetares gjatë ushtrimit të detyrës së saj. 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy