Një avion privat me 6 persona në bord është rrëzuar në Shkup mbrëmjen e së martës. Për pasojë të gjithë pasagjerët 4 shtetas italianë dhe dy kosovarë kanë humbur jetën.
Avioni ishte nisur nga Trevizo dhe kishte destinacion Kosovën. Defektet teknike dyshohet se kanë qënë shkak për rrëzimin e avionit.
