Danimarka është vendi më i fundit evropian ku janë zbuluar vezë të kontaminuara me insekticide në zinxhirin e tyre ushqimor. Njëzet ton vezë të helmuara janë shitur, sipas autoritetit të sigurisë së vendit. Vezët e ziera dhe të skuqura u konsumuan kryesisht në kafene restorante dhe firma hoteliere.
Provat e kontaminimit u shfaqën këtë muaj kur në supermarketet “Aldi” u tërhoqën produktet nga raftet pasi u zbulua insekticidi “Fipronil” në pularitë franceze, belge dhe holandeze.
Nikolas Hove nga Administrata Daneze e Veterinarisë dhe Ushqimit siguroi publikun se nuk kishte nevojë të alarmohej shumë. Testet fillestare që u kryen në vezë tregojnë se edhe pse nivelet e “fipronil” janë të paligjshme, nuk ka rreziqe urgjente për shëndetin.



