Protestoi kundër regjimit iranian, momenti kur reperi mëson se është dënuar me vdekje

Protestoi kundër regjimit iranian, momenti kur reperi mëson se është dënuar me vdekje

Ky është momenti shkatërrues kur një reper hero kurd mban kokën në duar, ndërsa një gjykatës urdhëron ekzekutimin e tij për mbështetjen e protestave kundër vdekjes së Mahsa Amini në Iran .

Saman Yasin, 27 vjeç, nga Kermanshah, i cili jetonte në Teheran, u arrestua dhunshëm në shtëpinë e tij më 2 tetor.

Më 29 tetor, ai u dënua me vdekje në degën e 15-të të Gjykatës Revolucionare Islamike nga gjyqtari Abolqasem Salavati pa praninë e familjes apo të ndonjë avokati.

Një burim anonim tha për mediat kundër regjimit se familja e Samanit ishte kërcënuar të mos flisnin për këtë. Është e paqartë se kur do të ekzekutohet reperi.

27-vjeçari akuzohej për ‘luftë kundër Zotit’ pasi kishte mbështetur protestat kundër vdekjes së Mahsa Amini duke postuar në rrjetet sociale.

Gjithashtu, ai shkroi këngë duke folur për tema, duke përfshirë papunësinë dhe shtypjen e qeverisë.

Mahsa Amini - vdekja e të cilës në duart e policisë së moralit në shtator shkaktoi valën aktuale të protestave - ishte gjithashtu kurde.

Që kur Saman u dënua me vdekje, fushata të shumta për të përmbysur vendimin janë nisur në internet.

Para se të dënohej me vdekje nga Salavati, Saman ishte mbajtur në burgun Fashafouyeh dhe më pas ishte transferuar në burgun Evin. Ai dyshohet se ishte subjekt i torturës fizike dhe psikologjike në paraburgim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy