Kryeministri Edi Rama e cilëson skandaloz ndalimin e Ramush Hradinajt ditën e djeshme në Francë.
“Ndalimi i Haradinajt një absurditet! E pabesueshme që urdhër-arrestet e Serbisë s'janë fshirë ende nga kompiuterat e BE-së”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Haradinaj u ndalua dje nga autoritetet francize për shkak të një urdhër-arresti të lëshuar disa vite më parë ndaj tij nga Serbia.



