
Emërimi i Armela Krasniqit në krye të AMA-s, me gjithë reagime për të mos bërë një gjë të tillë, si nga ndërkombëtarët ashtu edhe nga vet delegacioni i BE-së, është pritur së fundmi edhe me kundërshtime nga “Reporterët pa Kufij”.
“Reporterët” në reagimin e tyre, kanë dënuar emërimin e saj, duke e cilësuar si një kërcënim për lirinë e fjalës në media.
"Kryeministri Edi Rama ka emëruar ish-zëdhënësen e tij si anëtare e AMA-s që duhet të jetë institucion i pavarur, pa pritur parlamentin e tij pa përfshirë partitë opozitare. Dënojmë demostrimin arrogant të kërcënimit të pushtetit. Kërkesa e RSF ndaj Komisionit Europian për të kërkuar garanci për lirinë e shtypit është edhe më urgjente", shkruhet në deklaratë.
Armela Krasniqi mori dje zyrtarisht detyrën si kryetare e AMA-s për një mandat 5-vjeçar.
Emërimi i Krasniqit u shoqërua me akuza të shumta nga opozita dhe presidenti Ilir Meta, sipas së cilëve ky fakt ishte një tregues i qartë se qeveria Rama po tenton që të kapë këtë institucion të pavarur.



